Ushtria e Assad dhe rusët sulm mbi Idlib
Vriten 21 persona dhe plagosen 82 të tjerë
Këto janë imazhet e një tjetër masakre të kryer nga ushtria e Bashar al Asadit në Idlib. 21 persona u vranë e 82 të tjerë u plagosën nga bombat e avionëve të Asadit, të hedhura mbi një treg të qytezës Ariha, në rajonin e Idlibit.
Mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe disa fëmijë. Këto pamje tregojnë mjetet ajrore që hedhin mbi zonat e banuara bomba tepër të fuqishme, siç duket qartë nga tymi i përmasave të mëdha që ngrenë në ajër.
Sipas mediave ndërkombëtare, regjimi i Asadit e kreu sulmin me ndihmën e aleatëve rusë. Me këtë sulm është shkelur armëpushimi i arritur të dielën mes forcave të Damaskut dhe rebelëve antiqeveritarë, që u ndërmjetësua nga vetëm rusët, por edhe Turqia e pranishme me trupa ushtarake në veri të Sirisë.
Forcat e Asadit prej më shumë se një viti po përpiqen të marrin kontrollin e Idlibit, një ndër qytetet më të rëndësishme në veri të vendit, që është nën kontrollin e militantëve të moderuar antiqeveritarë, me pretekstin se këta të fundit janë bashkëpunëtorë të Al-Kaedës.
Tv Klan