Ushtria: Në Dajç janë evakuuar thuajse të gjithë


Ushtria: Në Dajç janë evakuuar thuajse të gjithë

18:46 08/01/2010

Qindra efektivë të Forcave të Armatosura vazhdojnë të mbeten të angazhuar në forcimin e argjinaturave, evakuimin e popullsisë, atë të gjësë së gjallë dhe transportimin e mallrave në zonat e përmbytura të Shkodrës.

Në fshatin Dajç janë evakuuar pothuajse të gjithë banorët, ndërsa ka vazhduar edhe gjatë natës evakuimi i familjeve në fshatin Kuç, në lagjen Bahçallëk, si dhe Ajasem.

Në zonën e operacionit janë angazhuar rreth 337 forca, 41 mjete të rënda, nga të cilat 13 makina vetshkarkuese, 11 motobarka dhe 16 varka, të cilat po shërbejnë për evakuimin e familjeve të mbetura.

Ministria e Mbrojtjes ka vënë në gatishmëri dhe 400 trupa të tjera ushtarake, si dhe dhjetëra mjete transporti e lundrimi për t’iu përgjigjur në kohë situatës së emergjencës.

Tv Klan






Të ngjashme