Ushtria serbe tërhiqet pjesërisht nga Kosova (30 tetor 1998)
Tërheqja e deritanishme e ushtrisë serbe nga Kosova e imponuar nga presioni i drejtpërdrejtë i NATOs është në menyrë të pjesshme dhe jo në harmoninë e marrëveshjes Hollbruk-Millosheviç. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës kështu e ka shpjeguar situatën e krijuar në Kosovë. Mjetet e shumta ushtarake serbe shikohen ende në territorin e Kosovës dhe kjo tërheqje e pjesshme nuk mund të ketë efekte pozitive për krijimin e besimit dhe kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre. Xhulia Tab ndihmësja sekretare e shtetit do të vizitojë Kosovën për të parë se si është situata e krijuar aty.
Pamje forca ushtarake serbe, makina lufte, pamje refugjatësh./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori