Ushtria zbret në terren, Rama: Do mbrojnë popullin nga një pakicë tradhtarësh
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shkurtër, ku shihen disa makina ushtrie në kryeqytet.
Rama njofton se FA do të mbrojnë popullin nga ata që ai i ka quajtur një pakicë tradhtarësh, që nuk respektojnë rregullat duke dalë nga shtëpia dhe do të monitorojë situatën në këtë periudhë shtetrrethimi.
“Tiranë – Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve”, ka shkruar kreu i qeverisë. /tvklan.al