Uzina Dinamo, ndihmat për të ardhurit kosovarë (26 Prill 1999)
Ndihma boll dhe shumë pak njerëz të ndihmuar dhe të kënaqur me to. Ish Uzina Dinamo nga e cila ka kohë që nuk dëgjohet zhurma e punës së një uzine, zhurmon nga të ardhurit që janë strehuar aty. Një shoqatë angleze sjell një maune me ndihma kryesisht veshje, batanije dhe me ushqimet me të domosdoshme.
Mbase në ditët në vazhdim do të ndryshojë diçka në jetët e tyre. Kuzhina e kësaj Uzine funksionon në kushte më të mira se kudo tjetër. Ajo i ngjan një mense të vërtetë. Ajo që është më e rëndësishme për ta është cilësia e ushqimit dhe jo komoditeti.
Të ardhurit janë të pakënaqur me ushqimin pasi përditë hanë të njëjtën gjë dhe më e shpeshta për ta është fasulja. Pranojnë vetë se të gjitha ndihmat vijnë për ta por ato nuk shohin gjë. Kuzhina merr furnizim për dy ditë dhe po këtu gjendet magazina, pjata të boshuara dhe njerëz të pangopur që ngrihen nga tavolina e kësaj mense./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti