Uzina Dinamo strehon të ardhurit nga Kosova (12 Prill 1999)
Ish uzina e fabrika që kanë kohë që nuk kanë funksionuar për qëllimin e tyre, këto ditë ndihen të nevojshme të shfrytëzohen në maksimum. Jo për prodhim por për strehim. Ish Uzina Dinamo ka vënë në shërbim të kësaj situate dy kapanone dhe janë strehuar mbi 200 të ardhur nga Kosova. Bashkia ka marrë përsipër sistemimin e tyre dhe premton për të strehuar të tjerë.
Jo vetëm kapanonet por edhe fusha do të funksionojë me çadra. Këta të ardhur duken më me kushte se miqtë e tyre në Pallatin e Sportit, por shoqatat e ndryshme atje shpërndajnë më shumë ushqime se këtu. Katër autobuzë të ardhur nga Zvicra me ushqime kanë destinacion këtë uzinë.
Ja çfarë thotë menaxhuesi i tyre, nënkryetari i Bashkisë Tiranë: “Gradualisht do t’i gjindemi të gjithëve. Kjo përveç kontributit që jep Kryqi i Kuq Shqiptar, i cili ka marrë përsipër të asistojë në të gjithë familjet tiranase. I siguroj të gjithë qytetarët e Tiranës që do të asistojnë për të gjithë këto familje që kanë nevoje për të asistu për të mbajtur këto familje kosovare dhe për ta ruajtur imazhin e bukur të mikpritjes.”
Kati i dytë i këtij kapanoni është mjaft i ftohtë dhe i rrezikshëm për të jetuar gjatë ndaj mund të kalojnë nëpër çadra. Të mësuar me këtë jetë, rreth e rrotull krevateve, kafeja është si zakon mëngjesi i cili nuk humbet. Një filxhan i kthyer përmbys si fati i tyre tani, do të parashikojë një të ardhme./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti