Uzuni zyrtarizohet nga Lokomotiva e Zagrebit


Uzuni zyrtarizohet nga Lokomotiva e Zagrebit

17:13 04/09/2018

Myrto Uzuni është prezantuar si një përforcim i Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi 23-vjeçar u tranferua nga Laçi në kampionatin kroat.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Lokomotivës, Uzuni tha se kishte dëgjuar nga futbollistë e mëparshëm shqiptarë që janë aktivizuar me këtë ekip dhe se aty bëhet një punë e madhe me të rinjtë.

Më parë me Lokomotivën e Zagrebit janë aktivizuar Eros Grezda dhe Herdi Prenga.

Tv Klan






Të ngjashme