Vagonat e prishur në Elbasan pengojnë qarkullimin e trenave të punës (26 Nëntor 2000)


Vagonat e prishur në Elbasan pengojnë qarkullimin e trenave të punës (26 Nëntor 2000)

12:11 26/11/2000

Mbi 70 vagona të prishur janë vendosur në stacionin hekurudhor në Elbasan. Vagona të ndryshëm qëndrojnë mbi këtë hekurudhë që prej 15-20 vitesh duke bllokuar në përgjithësi qarkullimin e trenave të punës. Burimet e hekurudhës në Elbasan pohojnë se vagonat e prishur ishin planifikuar për t’u shkirë në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.

Për këtë problem, drejtori i hekurudhave organizoi një tender i cili u fitua nga një firmë austriake. Mirëpo kjo firmë u tërhoq dhe vagonat mbetën përsëri aty ku ishin. Austriakët dhe firma turke që merret me grumbullimin e skrapit pohojnë se nuk kanë leverdi për blerjen e këtyre vagonave të vjetër. Sipas tyre më para ato duhet të priten pjesë-pjesë, të gatshme për t’u hedhur në furrë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme