Vagonat metalikë të trenave dalin jashtë përdorimit (19 Tetor 1999)
Mbetet i pazgjidhur fati i afro 70 vagonave metalike të dalë jashtë përdorimit dhe që prej vitesh kanë mbetur mbi shinat e hekurudhës në Elbasan. Ishin planifikuar për t’u dërguar në gjendje skrapi në Austri për tu shkrirë dhe në këmbim të tyre pala austriake do të sillte vagona treni për pasagjere.
Por këto vagona të amortizuar kanë bllokuar kilometra të tërë me shina duke zhvendosur jo larg qendrës së qytetit të Elbasanit. Firma turke Kurum e cila prodhon çelik në ish Kombinatin Metalurgjik ka kërkuar që vagonat skrap t’i blejë nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave, por drejtuesit e kësaj drejtorie ja kanë besuar fatin e vagonave palës austriake. /tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame