Vaji i ullirit zgjat jetën
Konsumimi i një luge vaj ulliri në ditë ju ndihmon që të jetoni më gjatë. Ky është konkluzioni i kryer nga specialistet e Qendrës Kombëtare Amerikane Kundër Kancerit.
Studiuesit janë bazuar në statistikat e 500 mijë amerikanëve, të cilët i kanë ndjekur dhe monitoruar për 10 vjet.
Ata dolën në përfundimin se shumë prej tyre arrinin të konsumonin edhe më shumë se 2 lugë vaj ulliri në ditë dhe nuk kishin pasoja në shëndet.
Ekpertët thonë se përbërësi më i zakonshëm i gatimit përmban antioksidantë, të cilët mund parandalojnë ose ngadalësojnë avancimin e kancerit, si edhe për të zvogëluar rrezikun e atakut kardiak.
Sipas studimit, rezulton se vaji i ullirit ul deri në 12% vdekshmërinë, duke zvogëluar efektet dëmtuese të kolesterolit dhe sëmundjeve që lidhen me moshën.
Vaji i ullirit mund të ndihmojë që njerëzit t’i shmangin sëmundjet vdekjeprurëse.
Klan Plus