Vajza e re përdhunohet, por… arrestohet


Vajza e re përdhunohet, por… arrestohet

11:01 14/06/2016

Një grua 22-vjeçare holandeze është arrestuar dhe gjobitur në Katar me vlerën prej 582 paund, pasi ka raportuar se është përdhunuar nga një i panjohur.

Ajo tashmë do të përballet edhe me akuzën për tradhti bashkëshortore. Ndërsa njeriu të cilin Laura e ka akuzuar për përdhunim është dënuar me 100 goditje dhe 40 të tjera për konsumim alkooli, por ai nuk do të bëjë burg.

Ndërkohë avokati i Laurës, Brian Lokollo ka thënë se ajo ishte në pushime me një mik në kryeqytetin e Katarit dhe pasi është kthyer në tryezë, ajo ka kuptuar se është droguar.

“Gruaja nuk mban mënd asgjë, deri në mëngjesin e ardhshëm kur ajo u zgjua në një apartament të panjohur dhe kuptoi se ajo ishte përdhunuar”.

Megjithatë, i akuzuari ka këmbëngulur se ata kishin patur marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe së ajo i kishte kërkuar para për favorin.

Ndërkohë, ambasadori Hollandez në Katar, Yvette Burghgraef-van Eechoud ka thënë për mediat: “Ne do të bëjmë gjithçka që Laura të largohet drejt vendit të saj sa më shpejt të jetë e mundur”. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë ngritur pyetje në lidhje më arrestimin e Laurës.

/tvklan.al






Të ngjashme