“Vajza ime e nisi punën si shitëse”


“Vajza ime e nisi punën si shitëse”

09:27 17/01/2020

Këngëtari tregon për jetën e të bijës, adoleshentja mërzitet nga reagimet

Këngëtari anglez Chris Martin tregon se vajza e tij Apple ka punuar për herë të parë si një shitëse në një dyqan veshjesh. 42-vjeҫari është shprehur i lumtur për këtë fakt.

“Kjo është puna e saj e parë dhe unë jam krenar për të. Një ditë unë i shkova në dyqan pa i treguar, sepse doja ta shihja dhe zgjodha një këmishë e më pas prita në radhë”, u shpreh Martin në në Ellen Show.

Më tej, ai shtoi se ata patën një komunikim të shkurtër, pasi e bija I kërkoi të largohej. “Ndërsa po largohesha ajo tha ‘Të dua babi’”, tregoi Chris.

Mirëpo, ky sekret i dalë nga i ati nuk i ka pëlqyer aspak Apple. Referuar Daily Mail, vajza e tij, tashmë 16-vjeҫare nuk e ka pëlqyer publikimin e këtij detaji, sidomos në një emision ku audienca është e lartë.

Në ditët e sotme, fëmijët e njerëzve të rëndësishëm vuajnë në një farë mënyre nga vëmendja e tepruar, për shkak të famës që prindërit e tyre kanë.

Klan Plus






Të ngjashme