Vajza iu kërkon punë, pronarët e lokalit zihen me njëri-tjetrin


Vajza iu kërkon punë, pronarët e lokalit zihen me njëri-tjetrin

13:33 03/10/2017

Një vajzë që sapo kishte mabruar studimet kishte kërkuar punë në një lokal në qytetin e Korçës. Por, sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, kur pronarja e lokalit ka parë vajzën e cila ishte shumë e bukur i ka thënë se nuk ka punë për të aty, por pronari i ka thënë të lër numrin e telefonit.

Sapo ka ikur vajza, gruaja është zënë me burrin duke i thënë të mos bëhet superior ndaj saj.  

“Në një lokal të qytetit ishte afishuar një lajmërim ku kërkohej banakiere. Aty kishte shkuar një vajzë shumë e bukur me flokë kaçurrela. Ajo ka takuar pronaren e lokalit dhe i ka thënë se është e interesuar për vendin e punës, por pronarja kur e ka parë i ka thënë se nuk ka punë për të në atë lokal. Ndërkohë që pronari i ka thënë lër numrin e telefonit. Gruaja pasi iku studentja i ka thënë burrit të saj: Ç’punë ke t’i që bëhësh superior ndaj meje që kam punuar në rrugët e Italisë dhe t’i ke pritur lekë nga unë”,

tha gazetarja./

tvklan.al






Të ngjashme