Vajza përlotet në lidhjen Skype: Do doja të isha pranë…
Xhulia jeton prej vitesh në Londër dhe ajo ka kërkuar ndohmën e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, për t’i bërë një suprizë të bukur babait të saj, i cili feston 60-vjetorin e lindjes. Në fakt këtë ditëlindje, familja kishte menduar ta festonte së bashku, por si pasojë e situatës së krijuar nga virusi, ky bashkim nuk u bë i mundur.
Xhulia përlotet në lidhjen Skypë sepse do donte që sëbashku me babin të frynin qirinjtë, por falenderon drejtuesin e emisionit “Ardit Gjebrea”, që do çojë mesazhin dhe tortën e ditëlindjes babait të saj.
Ardit Gjebrea: Jemi këtu për babin tënd hë?
Xhulia: Për babin, ah kur thua babi, zemra e çdo vajze.
Ardit Gjebrea: Babi ka 60-vjetorin më duket?
Xhulia: Po 60 dhe nuk jemi pranë tij fatkeqësisht.
Ardit Gjebrea: Më trego pak çfarë planesh kishit bërë?
Xhulia: Planet ishin të shkonim tek babi, të mblidheshim të gjithë fëmijët, jemi 4 fëmijë, 3 motra dhe një vëlla. Kjo e virusit që na doli tani, jemi pak në merak, as motra që është në Tiranë nuk shkon, që të fryjë ato qirinjtë, siç do vit që e kemi bërë. Motra e Italisë akoma dhe më keq, ajo është në Bergamo bashkë me vëllain, atje situata është akoma më keq, Por uroj që përmes këtij mesazhi që do ti bëjmë, ti gëzojmë sadopak zemrën babit.
Ardit Gjebrea: Më trego pak për lidhjen tënde me babin?
Xhulia: Babi, mendoj se është dashuria e parë e çdo vajze, unë nuk ja shpreh babit dashurinë, nuk e di pse. Me mamin e kam më ndryshe ja shpreh, dhe babi gjithmonë thotë nuk e doni babin, mamin e doni ju, mamin e merrni në telefon, mami këtu, mami aty.
Ardit Gjebrea: Po pse nuk ja shpreh babit?
Xhulia: Po nuk e di, edhe babi është tip i mbyllur, edhe ai na do shumë siç ne e duam, por nuk di si ta shpjegoj kam pak emocione. Ishim përgatitur që babi do vinte këtu, do bënim vizën, se këtu duhet të vish me vizë patjetër, por u mbyllën të gjitha ambasadat, u mbyllën të gjitha rrugët. Sapo kisha të gjitha dokumentat gati çdo gjë përfundoi dhe babi e ka shumë me merak këtë pjesë tani sepse donte të ishte pranë meje, sikur në një lindje të vetme që unë pata.
Ardit Gjebrea: Babi me kë është në shtëpi?
Xhulia: Babi është në shtëpi me mamin. U bë goxha kohë që ata janë vetëm dhe babi tani thotë kurrë nuk jemi mbledhur të gjithë bashkë, të rrimë të gjithë bashkë, të festojmë një gjë bashkë. Tanio që e bëmë plan prapë nuk u bë asgjë.
Ardit Gjebrea: Çfarë do ti çoj babit tënd? Një tortë me 60 është e sigurt!
Xhulia: Atë do doja ta kishim fikur të gjithë së bashku, do doja shumë, por faleminderit nga ana juaj që na e mundësoni të jemi pranë babit në ato momente.
Ardit Gjebrea: E di çdo bëjmë ne, ti do japësh një mesazh për babin që unë do ja çoj me laptop bashkë me tortën dhe në fund të mesazhit do i thuash babit prit mos i fryj qirinjtë, se do i fryjmë bashkë. Do i këndosh këngën shumë urime për ty dhe kur të mbarosh do thuash bëhu gati babi, ti fryjmë bashkë qirinjtë, 3,2,1 fryji ti dhe ti fryjë dhe babi.
Xhulia: (Qan) Më falni!
Ardit Gjebrea: Xhulia se filloj dhe unë pastaj.
Xhulia: Më falni por nuk mundem, janë emocione që nuk i ndaloj dot./tvklan.al