“Vajza u përdhunua kur punonte si Babysitter”, policia: Ja e vërteta
Policia e Durrësit ka hedhur poshtë akuzat e familjarëve të Desara Qoniku, se vajza është përdhunuar në banesën e shtetasit I.P, ku ajo punonte si “Babysitter”.
Në një deklaratë për mediat, policia e qytetit bregdetar sqaron se: “
Në 22 gusht, rreth orës 22:00 është paraqitur nga familjarët e saj në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe e papërqendruar shtetësia Desara Qoniku. Me të marrë njoftim , Policia e Durrësit paralel me dhënien e ndihmës shëndetësore ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe procedurale për rastin në fjalë
”.
Policia thotë se është marrë në pyetje e ëma e vajzës, dy shoqet e saj të cilat pohojnë se kishin dijeni për punësimin e Desara Qoniku dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të saj nga data 20-23 gusht.
Pas ekzaminimeve të mëtejshme eksperti mjeko-ligjor ka konfirmuar se ndaj Desara Qoniku nuk është ushtruar dhunë fizike apo seksuale, por ajo paraqet çrregullime të shëndetit mendor./tvklan.al