Vajzat shprehin mirëkuptim: Nuk mund ta hedhim poshtë Saimirin vetëm për një fjalë


Vajzat shprehin mirëkuptim: Nuk mund ta hedhim poshtë Saimirin vetëm për një fjalë

21:11 28/12/2020

Ka nisur tashmë nata e shtatë e spektaklit Love Story në Tv Klan, mes emocionesh dhe atmosferës festive të fundvitit.

Sigurisht që nuk mund të anashkaloheshin debatet e javës së shkuar, ku një vend të rëndësishëm morën deklaratat e Saimirit për puthjet.

Në rrjetet sociale ka pasur shumë diskutim rreth një fraze që 33-vjeçari tha: “Askush s’ju ka respektuar siç ju kam respektuar unë”, shprehje të cilën shumë komentues e kanë quajtur pak arrogante dhe patriarkale.

Po ashtu edhe faktin që ai u shpreh se “puthja është një stacion, jo destinacion”.

Saimiri u shpreh se duke qenë se në moshën 8-vjeçare është larguar në Gjermani ka vështirësi të shprehur dhe mbase është shprehur gabim në atë që ka dashur të thotë.

Vajzat gjithashtu i kanë mirëkuptuar deklaratat e tij, teksa kanë theksuar se ai i ka respektuar dhe se nuk mund ta hedhin poshtë vetëm për diçka që është thënë në nxitim e sipër./tvklan.al






Të ngjashme