Vajzat shqiptare kërkojnë djem serbë
Dy agjenci ajo “Merli 2008” nga Shkodra dhe “Stara Rashka” nga Beogradi kanë organizuar gjatë festës së Shën Vidit (Vidovdanit) një udhëtim për dhjetëra vajza nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kishin mbërritur në krahinën e Rashkës në Serbi, me qëllim që të njihen me djem të pamartuar serbë nga kjo trevë, raporton Klan Kosova.
Vajzat e ardhura nga Shqipëria kanë deklaruar se do ta provojnë fatin që të lidhen me ndonjë djalë serb, nëse ai është ashtu siç duan ato, shkruajnë mediat serbe.
Kjo njohje mes vajzave nga Shqipëria dhe djemve serbë ka traditë mbi tetëvjeçare dhe për këtë kujdesen agjenci të specializuara, të cilët menaxhojnë udhëtimet, takimet dhe lidhjet, me një vlerë të caktuar monetare./tvklan.al