Vaksina dhe raporte mjekësore me lekë, MSH pezullon nga puna mjekët dhe infermieren
Mbrëmjen e së hënës emisioni “Stop” tregoi me anë të kamerave të fshehta se si shiteshin raportet mjekësore me para në dorë. Po ashtu, në një rast u tregua se si me anë të lekëve mund të zgjidhje vaksinën kundër Covid.
Menjëherë pas transmetimit të rasteve Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pezulluar nga puna mjekët si dhe infermieren në fjalë. Paralelisht po kryhet dhe një hetim i plotë për ngjarjen.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falenderoi emisionin investigativ “Stop” për denoncimin e këtij rasti korrupsioni./tvklan.al