“Vaksina e Prizer ka efekte anësore, mos e merrni nëse jeni alergjik”
Rregullatori i ilaçeve në Britaninë e Madhe ka këshilluar qytetarët që kanë alergji që të mos marrin vaksinën e COVID-19, pasi sipas tyre ka disa efekte anësore.
Njoftimi nga rregullatori i ilaçeve ka ardhur pasi dy persona që ishin vaksinuar janë raportuan se kanë pasur efekte anësore.
“Njerëzit që kanë pasur alergji nuk duhet ta marrin vaksinën, pasi dy persona që kanë qenë të sëmurë kanë pësuar efekte anësore”, thuhet në një deklaratë.
Autoritetet po hetojnë lidhur me efektet që ka dhënë vaksina, duke thënë se çështja po shihet me përparësi.
Javën e kaluar Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë u bë e para në botë që miratoi vaksinën, të zhvilluar nga BioNTech dhe Pfizer, ndërsa FDA dhe Agjencia Evropiane e Barnave vazhdojnë të jenë spektik për këtë vaksinë.
Ndërkohë që duket se vaksina ka shumë efekte anësore, pasi sipas udhëzimeve të fundit janë shumë shtresa që duhet të shmangin vaksinimin në këtë moment./tvklan.al