Vaksina, gati në Shtator?


Vaksina, gati në Shtator?

23:47 28/04/2020

Kërkuesit në Universitetin e Oksfordit nisin testimet

Kërkim pas kërkimi dhe hulumtime të shumta, kanë bërë që shkencëtarët të japin një dritë shprese për të gjithë njerëzit që po vuajnë në këtë periudhë pandemie.

Universiteti i Oksfordit ka deklaruar se vaksina do të jetë gati në Shtator ku do të prodhohen miliona doza dhe do të shpërndahen në të gjithë botën.

Efikasiteti i saj do të mund të testohet vetëm pas vaksinimit të një numri të madh njerëzish, të cilët duhet të ekspozohen ndaj virusit për të parë rezultatet. 

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji shumë të lartë. Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka deklaruar që nëse funksionon vaksina kundër koronavirusit e eksperimentuar nga Universiteti i Oksfordit, ai do të marrë përsipër kostot e prodhimit.

Sipas Gates prodhimi i vaksinës po përparon me shpejtësi dhe ai ka bindjen se ajo do të japë rezultat në krijimin e antitrupave. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates prej kohësh është përfshirë në kryerjen e disa kërkimeve shkencore që kur pandemia filloi në të gjithë botën.

Shkencëtarja italiane Elisa Granato ishte vullnetarja e parë që mori vaksinën e Universitetit të Oksfordit më 23 Prill dhe deri tani nuk ka patur efekte anësore. Bashkë me të u vaksinua edhe kolegu i saj, onkologu Edward O’Neill.

Universiteti i Oksfordit është i pari në të gjithë botën që nis nga puna për krijimin e një vaksine.

Klan Plus






Të ngjashme