Vaksina kundër Covid-19 mbërrin në Britani
Vaksinimi pritet të nisë në ditët në vijim
Kanë mbërritur të dielën në Britaninë e Madhe dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.
Sasitë e para të vaksinës mbërritën nga Belgjika dhe po ruhen në vende të sigurta në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet britanike të shëndetësisë bënë të ditur se fillimisht po kontrollohet cilësia e tyre.
Dozat e para do të shpërndahen të martën nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit dhe përparësinë kryesore të vaksinimit do ta kenë fillimisht moshat mbi 80 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë dhe banorët e shtëpive të të moshuarve.
Në total, Britania ka porositur 40 milionë doza, ndërsa secili person duhet të marrë dy doza. Rreth 800,000 doza pritet të jenë në dispozicion brenda javës së parë.
Tv Klan