Vaksina kundër koronavirusit, gati në Vjeshtë?


Vaksina kundër koronavirusit, gati në Vjeshtë?

22:40 18/03/2020

Firma gjermane: Do përshpejtojmë testet tek njerëzit

Kompania gjermane ‘Curevac’ mund të nisë prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit në Vjeshtën e këtij viti. Kështu shprehet bashkëpronari i kësaj firme Ditmar Hop në një intervistë për të përditshmet gjermane.

Ai shprehet se me fillimin e stinës së verës, ‘Curevac’ do të nisë testet klinike tek njerëzit për vaksinën e saj. Nga fillimi i Verës deri në Vjeshtë janë 3 deri 6 muaj, një periudhë 3 herë më e shkurtër se testet e zakonshme, krahasuar me afatin që i është përcaktuar firmës amerikane ‘Moderna’, që e nisi e para të hënën testin tek njerëzit.

Megjithatë, Ditmar Hop shprehet se nevoja për vaksinën kundër virusit që ka paralizuar si rrallë herë ekonominë globale është tepër e lartë, ndaj dhe institutet që do të kryejnë testet kanë pranuar të punojnë me ritme të shpejta. Vaksina u injektohet vetëm personave të shëndetshëm për t’i mbrojtur nga koronavirusi dhe jo atyre që janë infektuar. Disa shkencëtarë presin rikthimin e infektimit masiv të koronavirusit pas stinës së Verës.

‘Curevac’ ka marrë 80 milionë Euro mbështetje nga Bashkimi Europian. Ndër mbështetësit me fonde për firmën gjermane është edhe miliarderi amerikan Bill Gates.

Tv Klan






Të ngjashme