Vaksina “Moderna” mund të frenojë përhapjen e Covid-19


Vaksina “Moderna” mund të frenojë përhapjen e Covid-19

17:10 17/12/2020

Ekspertët e FDA: Pengon përhapjen e virusit nga të infektuarit

Vaksina e firmës farmaceutike amerikane Moderna mund të frenojë njëherë e mirë përhapjen e koronavirusit.

E përditshmja prestigjoze Wall Street Journal i referohet disa përfundimeve të arritura nga analizat e administratës së barnave në Shtetet e Bashkuara FDA që thonë se kjo vaksinë, përveçse mbron të vaksinuarit nga infektimi me koronavirus, pengon edhe përhapjen e virusit nga personat e infektuar të cilëve u injektohet.

Këtë efekt e ka veçanërisht tek asimptomatikët, tek të cilët infektimi është i dobët. Ndërsa televizioni amerikan NBC citon një dokument të FDA-së ku thuhet se vaksina e Modernës redukton deri në 63% infeksionet asimptomatike pas injektimit të dozës së parë të saj.

Në fillim të kësaj jave, Administrata Amerikane e Barnave publikoi vlerësimin e ekspertëve të cilët e konsideruan efektive vaksinën Moderna, e cila pritet që brenda kësaj jave të marrë aprovimin përfundimtar për përdorim urgjent.

Kjo vaksinë u ka krijuar imunitet 94.1% të personave të cilëve u është injektuar gjatë testeve, ndërsa injektimi do të nisë javën e ardhshme në SHBA.

Tv Klan






Të ngjashme