Vaksina ruse për Covid, Venezuela kërkon vullnetarë për testimin
Presidenti venezuelian, Nikolas Maduro, deklaroi të dielën se kërkonte vullnetarë t’i bashkoheshin testimeve për vaksinën ruse ndaj Covid-19.
Pavarësisht se Rusia ishte i pari shtet që u regjistrua zyrtarisht në vaksinën kundër koronavirusit në 11 Gusht, ekspertët hedhin dyshime të forta në lidhje me efektshmërinë e saj.
Por shkencëtarët rusë kanë thënë se fazat e para të vaksinimit kanë rezultuar të suksesshme. Shteti venezuelian, që ka huazuar qindra mijëra dollarë nga Rusia, zyrtarizoi pjesëmarrjen në testime.
Sakaq, thirrja e presidentit dëshmon se Venezuela ende si ka gati vullnetarët dhe kjo bie në kundërshtim me deklaratën që ka bërë ministri Shëndetësisë, Carlos Alvarado, kur tha se “500 venezuelianë do të marrin pjesë në testimet e vaksinës Ruse” duke e bërë kështu fakt të kryer një lajm të gënjeshtërt./tvklan.al