Vaksina, Shqipëria do t’i dhurojë një sasi Kosovës


Vaksina, Shqipëria do t’i dhurojë një sasi Kosovës

13:10 01/01/2021

Rama: Sasia, për vaksinim e bluzave të bardha të spitalit Covid të Prishtinës

Teksa njoftoi arritjen e marrëveshjes me kompaninë amerikane Pfizer, duke siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës anticovid, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare ka vendosur që t’i dhurojë një sasi Kosovës, që do të shkojnë për personelin mjekësor të spitalit Covid në Prishinë.

Rama nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian dhe theksoi se Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës, ashtu siç bëri Bashkimi Europian me Ballkanin Perëndimor.

“E kemi kapërcyer kështu në kohë rekord për pozicionin për pozicionin tejet të disfavorshëm nga u nisëm hendekun që hapi m’u në mes të Europës vendimmarrja absurde, e papranueshme moralisht, e pa kuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme edhe logjikisht, e BE. Si njeri jam ndjerë i indinjuar, dhe si europian jam ndjerë i turpëruar. Ndërsa si Kryeministër i Shqipërisë jam ndjerë më i motivuar se kurrë për të mos lejuar që shqiptarët të ndihen të përjashtur nga mundësia për t’u mbrojtur njëkohësisht me europianët ë tjerë, në këtë luftë botërore me rrezikun e vdekjes.

I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë, pa asnjë ndihmë nga BE dhe ndryshe nga shembulli i keq i BE ndaj Ballkanit ne nuk do t’ia kthjemë shpinën Kosovës duke e lënë në pritje dhe në ankthin torturues, të fillimit të vaksnimit. Padiskutim që nuk ia zgjidhim dot krejt këtë hadh të madh motrave dhe vëllezërve tanë në anën tjetër të kufirit, por nuk do të ngurojmë t’ua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për veten. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinim e bluzave të bardha të spitalit Covid të Prishtinës, në mënyrë që herojnë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë në Tiranë. I kam kërkuar Ministrit tonë të Shëndetësisë të komunikojë menjëherë me homologun në Kosovë, për të mundur të vendosim sasinë e mundshme për personalin e spitalit Covid të Prishtinës. Sado që as nuk jemi të pasur, as nuk kemi kaluar këtë det ku vazhdojmë ecim në këmbë, ne shqiptarët nuk e kemi pasur në traditë, nuk mund dhe nuk duhet ta kemi pjesë në mënyrë tonë të të jetuar, as në këtë botë egoiste, kthimin e shpinës tjetrit në neovjë, apo kur na bie i njëjti hall me tjetrin. ”/tvklan.al






Të ngjashme