Vaksinohen 549 mjekë, infermierë dhe epidemiologë


Vaksinohen 549 mjekë, infermierë dhe epidemiologë

15:53 21/01/2021

Së shpejti do të marrin edhe dozën e dytë

Këtë të enjte procesi ka vijuar me vaksinimin e mjekëve të urgjencave kryesore në Tiranë. Asnjë mjek nuk e ka refuzuar vaksinën, por ka patur raste kur vetë ata nuk janë lejuar ta bëjnë për disa arsye.

Procesi i vaksinimit për bluzat e bardha që janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19 do të vijojë.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se po vijojnë sipas planifikimeve duke mbajtur në konsideratë dozën e dytë për personat që kanë marrë tashmë të parën.

Tv Klan






Të ngjashme