Vala e dytë e virusit godet Europën


Vala e dytë e virusit godet Europën

17:55 07/11/2020

Më të prekura Gjermania, Franca, por edhe Rusia e SHBA

Teksa i gjithë kontinenti europian ka shtrënguar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, tashmë është tejkaluar shifra e 300,000 viktimave.

Në të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën vihet re se 2/3 e viktimave janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë, Spanjë dhe Rusi.

OBSH njofton gjithashtu për një rekord të ri të personave të infektuar brenda një dite në nivel global.

Autoritetet në Gjermani raportuan për 23,300 raste të reja brenda natës, duke tejkaluar rekordin e 21,506 të vendosur një ditë më parë, që ishte hera e parë që vendi kishte regjistruar më shumë se 20,000 raste ditore.

Infektimet e shtuara kanë krijuar një mbingarkesë në sistemin shëndetësor.

Në Francë më shumë se 85 për qind e shtretërve për kujdes intensiv janë të zënë me pacientë të infektuar me koronavirus.

Vendi i katërt në botë për numrin e të prekurve, këtë të shtunë Rusia ka regjistruar një shifër alarmante prej 20,396 persona.

Por teksa kudo janë marrë masa shtesë, autoritetet në Rusi thonë se sistemi shëndetësor mund t’i përballojë rastet, duke e parë ende të panevojshëm vendosjen e kufizimeve.

Të larta vijojnë infektimet edhe në SHBA, ku gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 127 mijë raste të reja.

Deri më tani, Amerika është vendi më i prekur nga koronavirusi në të gjithë botën teksa numri i viktimave ka kaluar mbi 236 mijë.

Tv Klan






Të ngjashme