Van Gaal mund të qëndrojë te Manchester UTD


Van Gaal mund të qëndrojë te Manchester UTD

16:59 20/05/2016

Louis van Gaal, Drejtor Sportiv dhe Jose Mourinho trajner.

Kjo është ideja e fundit e drejtuesëve të Manchester United, sipas gazetës britanike “The Sun”. Një lëvizje e papritur, por me leverdi ekonomike për klubin.

Van Gaal është nën kontratë edhe për 1 vit, ndërsa Mourinho pritet të drejtojë skuadrën prej sezonit të ardhshëm edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare.

Mbajtja e Louis van Gaal në një detyrë tjetër do t’i kursente 5 milionë euro arkës së Manchester United duke shfrytëzuar edhe njohuritë e hollandezit te sektori i të rinjve.

Ekipi i njohur anglez kërkon të rikthehet fitues, pasi dështoi përsëri të kualifikohej në Champions League dhe të fitonte titullin.

Mundësia e vetme për trofe është finalja e së shtunës e Kupës së Federatës ku do të përballet me Crystal Palace.

Tv Klan






Të ngjashme