Vanessa Hudgens skandalizon me deklaratën për koronavirusin
“Do të ketë humbje jetësh, është e paevitueshme”
Ideja që izolimi si pasojë e koronavirusit mund të shtyhet deri në Korrik, nuk është pritur mirë nga Vanessa Hudgens, aktore dhe këngëtare shumë e njohur amerikane. Sipas saj, bëhet fjalë vetëm për një virus dhe izolimi i dhjetëra shteteve e miliona njerëzve është idiotësi.
Bukuroshja brune shkon edhe më tej duke thënë se njerëzit do të vijojnë të vdesin dhe kjo është e paevitueshme sipas saj.
Në kohën kur të gjithë yjet hollivudianë apo njerëzit me influencë bëjnë thirrje për qëndrim në shtëpi, deklarata e 31-vjeçares sigurisht që u prit me kritika të ashpra.
Menjëherë këngëtarja ka tentuar të bëjë një hap pas, duke u justifikuar se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit, duke e quajtur momentin që po jetojmë një çmenduri.
Tv Klan