Vanessa Incontrada nudo për “Vanity Fair”
“Ka ardhur momenti për te celebruar një lloj tjetër bukurie”
Kjo kopertinë është përgjigjia më e mirë për të gjitha kritikat që ka marrë për peshën dhe siç thotë vetë ajo, momenti më i bukur i viteve të fundit.
Vanessa Incotrada, aktore dhe prezantuese e njohur në Itali, është zhveshur për Vanity Fair në kuadër të dashurisë ndaj trupit dhe vetes.
“Ka ardhur momenti të thyejmë steriotipet e bukurisë, të pranojmë dhe vlerësojmë një lloj tjetër pamje”, shprehet ajo në një intervistë të gjatë, ku rrëfen edhe bullizimin që ka përjetuar në rrjetet sociale menjëherë pas lindjes së djalit.
“Dhe në këtë moment nis një betejë që nuk mbaron kurrë, vetëm për të kënaqur shijet e atyre që përmes një kompjuteri apo smartphone të gjykon pa mëshirë”, shton ajo.
Aktualisht, 42-vjeçarja thotë se është në paqe me veten dhe shpreson që guximi i saj të ndihmojë të gjitha gratë që përballen me të njëjtën situatë.
Tv Klan