Vangjush Dako i përgjigjet Bashës: Fuks i viteve ’80
U përmend nga Lulzim Basha gjatë një takimi me banorë të Manzës, dhe Vangjush Dako nuk vonoi të reagonte.
Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Durrësit i ka përmendur sërish gjyqin Lulzim Bashës për akuzat që thotë.
“O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do t’i kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës.
Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s’e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç”
, thotë Vangjush Dako.
Kryetari i Partisë Demokratike kërkoi arrestimin e Vangjush Dako, pasi ky i fundit ka dalë në përgjime telefonike duke biseduar me anëtarë të familjes Avdyli në Shijak, që u arrestuan nga policia para disa ditësh.
/tvklan.al