Vangjush Dako: Kam folur me “Niçen” e Durrësit
Pas përgjimit të publikuar nga Televizioni Klan, të një bisede telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si “Niçja”, Vangjush Dako tha nga studio e emisionit “Opinion”:
Niçja është një qytetar atje i Durrësit, nga ky grupi që është kapur, me të cilin kam folur. Kjo është politika”.
Blendi Fevziu: Kush është ky që flet?
Vangjush Dako:
“Niçja” është një qytetar i Durrësit që është kapur, me të cilin kam folur. Në çdo fushatë, kur mbaron takimi elektoral, unë falenderoj njerëzit. Unë kontaktoj me ta, u çoj letra falenderimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes. Kjo është politika. Minimumi është një telefonatë.
“Niçja” është Altin Avdyli i arrestuar nga policia ditën e diel, në 21 Tetor.
Kurse për pjesën e dytë të përgjimit të publikuar në Tv Klan, Dako i cilësoi si karagjozllëqe.
Vangjush Dako:
O Fevzi se çfarë bëjnë ata, ata vinë dhe më thonë, o kryetar do të japësh ndonjë Lekë.
Blendi: Fevizu: E kanë procedurë që kërkojnë Lekë?
Vangjush Dako:
Ç’janë këto karagjozllëqe…
BISEDA 2 – NIÇJA
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
2- Alo, ça po bën?
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
2- Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
1- Jo! Jo! Jo!
2- Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…
… po deshe…
1- Niçja: ...mirë…
2- 6 veta janë!
1- Niçja: Hajt se të marr unë!
2- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!
/tvklan.al