Vapa në Tiranë – (21 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vera e nxehtë e ka pushtuar kryeqytetin shqiptar. Gushti muaji i fundit i vitit të fundit të mijëvjeçarit ka ruajtur për shqiptarët si për gjithë europianët temperaturat më të larta. Vapa dhe afshi i nxehtë rikthehet sërisht në Tiranë. Temperaturat e këtyre ditëve në kryeqytet kanë varjuar në 37-41 gradë celcius.
Dita më e nxehtë e këtij Gushti ka qenë data 10 një ditë përpara Eklipsit të Diellit, ku temperaturat kanë arritur në 40.5 gradë celcius. Specialistët e motit thonë se pritet një ulje temperaturash dhe freskimi i kohës. Rrugët e Tiranës në ditët e tyre përcjellin vetëm njerëz që kanë punë dhe që nxitojnë ti hedhin hapat në hijet e mundshme./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori