Vapa shton dhe përkeqëson sëmundjet neurologjike, mjekët bëjnë apel
Edhe pse verës i kanë mbetur zyrtarisht edhe dy javë, mjekët neurologë bëjnë apel për kujdes të shtuar në ditët e nxehta të Gushtit. Goditjet nga dielli janë ato që prekin më së shumti fëmijët, ndërsa mjekët thonë se rritja e temperaturave shton sëmundjet neurologjike të reja, ndërsa përkeqëson ato ekzistuese.
Rrisku për ishemi cerebrale të trurit, mbetet prezent tek personat që vuajnë nga hipertensioni arterial. Gjatë një dite, vetëm në shërbimin e neurologjisë në “Qendrën Universitare Nënë Tereza”, shtrohen mesatarisht 6 persona me insult cerebral.
Tv Klan