VAR rrit mesataren e penalltive
Në 22 javë kampionat, në Seria A janë akorduar 105 penallti në 219 duele të zhvilluara deri më tani. Shifër kjo mjaft e lartë që tejkalon rekordin absolut të regjistruar në sezonin e largët, 1949-1950.
Asokohe u dhanë 140 penallti gjatë gjithë kampionatit, me një mesatare prej 3.68 në një javë. Ndërkohë deri më tani, Seria A ka një mesatare të frikshme të dhënieve të penalltive, prej 4.79 penallti në javë.
Me këto ritme, mund të arrihet kuota e 180 penalltive gjatë gjithë sezonit. Vetëm javën e fundit, vihet re se në 10 ndeshje u akorduan 7 penallti të cilat u shndërruan në gol.
Kjo besohet se ka ardhur pas instalimit në impiantet e kampionatit italian të sistemit VAR, që ka rritur ndjeshëm mesataren e dhënies së penalltive, krahasuar me sezonet e fundit.
Duke parë këtë tabelë, vihet re një rritje e ndjeshme e mesatares së penalltive për sezon. Në sezonin 2016-2017 u akorduan 137 penallti gjatë gjithë sezonit, me një mesatare prej 3.61 penallti në javë.
Klan Plus