Var shënon rekord në Serie A


Var shënon rekord në Serie A

16:30 03/10/2017

Në Itali është theksuar së tepërmi debati kundër video-asistenit të arbitrit. Thuajse të gjithë trajnerët e klubeve kanë shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës si përdoret teknologjia. Për të disatën herë radhazi Massimiliano Allegri i Juventus tha se video-asistenti duhet të ndërhyjë vetëm në pak raste ato më vendimtaret dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin  ndeshjes.

I është përgjigjur presidenti i federatës Tavecchio i cili mbështet teknologjinë me argumentin se nuk po e vonon lojën dhe se po jepen drejtësi në fushë.

Por trajnerëve dhe lojtarëve nga një anë u japin të drejtë edhe statistikat. Në 7 javë kampionat në Serie A janë akorduar 33 penallti me përdorimin e VAR. Kjo shifër është dy herë më e madhe se ajo e një viti më parë në të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave në ndeshjet e luajtura deri tani video asistenti ka korrigjuar 21 vendime të arbitrit kryesor në fushë. 11 nga këto raste bëhej fjalë për 11 metërsha, 6 të dhënë dhe 5 vendime për penallti të anuluar.

Pasi largoi moviolën, Italia duket se e ka gjetur një arsye të fortë për të debatuar mbi lojën e futbollit.

Tv Klan

 






Të ngjashme