Video/ Vargjet e ndjera të motrës së Hektor Zenunaj: Ku je yll, ku ke shkuar…
Brikena Zenunaj po kalon çaste të vështira për humbjen e vëllait Hektor dhe babait të saj Besnik Zenunaj. Në një postim në facebook, ajo i ka kushtuar disa vargje të ndjera vëllait të saj, Hektorit, i cili dy ditë më parë ndërroi jetë në një spital në Turqi ku po kurohej.
“Sa më mungon vëlla i dashur, të të puthja edhe njëherë, ku je yll ku ke shkuar, me engjëllin më të bukur, vallë a je bashkuar”
, shkruan Brikena në Facebook.
Vëllai i saj, Hektori ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar nga shpërthimi i gazit në lokalin e familjes së tyre në Velipojë para më shumë se dy javësh.
Nga kjo fatkeqësi ndërroi jetë në spital edhe babai i saj, Besnik Zenunaj, rreth një javë pas tragjedisë.
/tvklan.al