Varhelyi flet me Bashën: Reforma Zgjedhore të përfundojë pa vonesa të tjera
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka biseduar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale eurokomisoneri përshëndeti vazhdimin e punës për reformën zgjedhore në Këshillin Politik.
Varhelyi thotë se kjo reformë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe duhet të përfundojë pa vonesa.
“Vendimtare për Shqipërinë dhe rrugën e saj në BE që kjo reformë e rëndësishme të përfundojë pa vonesa të tjera në të njëjtën linjë me konkluzionet e Këshillit Europian në Mars”, shkruan Varhelyi
Menjëherë pas kësaj reagoi kryedemokrati Basha, i cili tha se biseda me Varhelyi-n ishte shumë e frytshme.
“E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”, shkruan Basha./tvklan.al
Spoke to @lulzimbasha_al today, welcoming resumption of cross-party work on #ElectoralReform in the Political Council. Crucial for #Albania and its path to #EU that this important reform is concluded without further delay, in line with March @EUCouncil #GAC conclusions.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 28, 2020
Very good talk with @OliverVarhelyi.Thanked him for his support and emphasized @pdshqiperi efforts to contribute to electoral reform.Underlined that political will is decisive to conclude it and to ensure democratic elections free from vote buying and influence of organized crime https://t.co/gnTvTlJOB7
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 28, 2020