Varhelyi: Pa Gjykatë Kushtetuese s’ka konferencë ndërqeveritare


Varhelyi: Pa Gjykatë Kushtetuese s’ka konferencë ndërqeveritare

17:40 06/10/2020

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një konferencë për mediat ka treguar kushtin që Shqiëria duhet të plotësojë deri në konferencën e parë ndërqeveritare.

Varhelyi pasi ka prezantuar progresraportin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në konferencën për mediat u shpreh se Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese funksionale nuk mund të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare.

Kushti që kemi në përfundimet e Këshillit është shumë i qartë, neve na duhet një Gjykatë Kushtetuese funksionale për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare. Unë shikoj që ka një përpjekje nga Shqipëria për të përmbushur këtë kusht dhe mezi pres që të shoh një Gjykatë Kushtetuese funksionale”, u shpreh ai.

Komisioneri po ashtu foli dhe për paketën anti-shpifje dhe tha se kërkon reflektim. Oliver Varhelyi u shpreh se do të vizitojë Shqipërinë në ditën në vijim dhe do të takohet me liderët në vend për këtë çështje./tvklan.al






Të ngjashme