Varhelyi: Zgjedhjet në 2021, test për integrimin në BE
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe i ka dorëzuar progres-raportin për Shqipërinë. Pas takimit në një konferencë për mediat, komisioneri tha se zgjedhjet e 25 prillit janë test për negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij, Verhelyi tha se BE-së i duhet të reformë e besueshme që prodhon zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Neve na duhet një reformë e besueshme zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e reja do të jetë test i vërtetë për negociatat”, u shpreh komisioneri.
Po ashtu komisioneri për Zgjerimin foli dhe për Vettingun, ku tregoi se në Bruksel shihet si standardi për reformat në Shqipëri.
“Kohët e fundit po shohim një historik për operacionin për zbatimin e ligjit, shikojmë dhe lëvizje në Gjykatën Kushtetuese, na duhet funksionale ajo gjykatë. Unë kam vizituar dhe anëtarët e vettingut, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çëshje e rëndësishme për konferencën e parë ndërqeveritare. Vettingu shihet si standard për reformat në Shqipëri”, tha Varhelyi./tvklan.al