Varrezat e makinave në Kavajë (21 Mars 1999)
Shqipëria është kthyer jo vetëm në një parking i makinave të vjedhura por edhe atyre të shkatërruara. 80 % e automjeteve që janë sot në qarkullim janë tejet normave të lejuara të konsumit. Ndërkohë që varrezat e makinave të prishura zënë sipërfaqe të mëdha toke.
Sipas një studimi të Shoqatës së Higjenistëve Shqiptare vetëm 20% e makinave në qarkullim janë brenda normave të lejuara të amortizimit. Ndërsa 8 në 10 makina kanë të paktën një dekadë që janë prodhuar. Ndihmë në këto shifra alarmuese për sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe ambientalistët duket se ka dhënë fakti që 90% e autoveturave në Shqipëri kanë hyrë ilegalisht nga Perëndimi.
Për të pasur një ide më të qartë rreth këtij problemi, mjaftojmë të kujtojmë që në një qytet si Kavaja me 33 mijë banorë janë krijuar 8 varreza makinash të shkatërruara që zënë një sipërfaqe prej dy mijë metrash katrorë. Për të zgjidhur këtë shqetësim specialistët japin edhe receta, rregullimi i rrugëve të shkatërruara dhe mbi të gjitha aplikimi i tarifave të difirencuara për makina me vjetërsi të ndryshme. Sa më e re makina aq më e ulët pagesa në Doganë./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti