Varrezat e Tufinës, Ministria e Brendshme nuk jep zgjidhje


Varrezat e Tufinës, Ministria e Brendshme nuk jep zgjidhje

15:51 03/02/2014 varrezatRrugicat lidhëse mes varreve në tufinë, tashmë nuk ekzistojnë më pasi mungesa e hapsirës ka bërë që cdo centimetër tokë e rrugicës të përdoret për vendvarrime të reja.

Ajo çfarë do t’i jepte zgjidhje situtës është shpronësimi i 2 parcelave me nga 1.5 ha, një në varrezat e sharrës dhe tjetra në atë të tufinës.

Por mosmarrveshjet mes Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, për këtë çështje, kanë cuar në këtë situatë.

Eshtë kompetencë e Ministrisë së Brendshme dhe komisionit të posaçëm të shpronësimeve për t’i hapur udhën bashkisë për nisjen e procedurave të shpronsimit të pronarëve për të realizuar zgjerimin e varrezave, por sipas bashkisë, ministria nuk po firmos dosjen. Sa kaq Ministria e Brendëshme shprehet se Bashkia e Tiranës kishte mungesë në dokumentacion. Në shkresën zyrtare që daton në 30 .12 .2013, Ministria e Brendshme i kërkon bashkisë, vendim të këshilit bashkiak për fondet e shpronësit, projekt për planifikimin e territorit dhe afatësi dhe listën e pronarëve. Por sipas Bashkisë së Tiranës, kjo letër është një preteks për të zvarritur proceduart, ndaj në letrën kthyese iu është sqaruar se dosja përmban çdo dokument të saktë, ndaj edhe e kanë ridërguar. Sipas tyre, pretendimi për vendim të këshillit bashkiak nuk qëndron, pasi ai është që në datën 24.12.2012. Lidhur me pikën e dytë për projektin ai kryhet pasi realizohet shpronësimi, ndërsa lista e pronarëve është në dosje.

 





Të ngjashme