Varri masiv i serbëve në Kosovë – (27 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ekspert të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kanë verifikuar varrin masiv të zbuluar nga serbët në një fshat shqiptar 15 km larg Prishtinës. Sipas tyre mbi 11 kufoma e këtij varri nuk është ushtruar dhunë dhe keqtrajtim fizik. Banorët e fshatit ku ndodhet varri, fshat i populluar tërësisht nga shqiptarët kanë deklaruar se trupat e serbëve të vrarë janë sjell në fshatin e tyre dhe nuk janë vrarë aty, pasi fshati nuk ka banues serb por është i populluar vetëm nga shqiptarët.
Ndërkohë Rahoveci vazhdon të jetë i bllokuar. Pas katër ditësh duket se nuk ka asnjë zhvillim për lejimin e futjes së trupave ruse të KFOR-it në Rahovec. Rreth 40 mijë persona të ardhur dhe nga fshatrat përrreth kanë bllokuar hyrjen e qytetit. Disa prej tyre kalojnë dhe natën para forcave ruse për mos ti lejuar të hyjnë.
Burimet shqiptare bëjnë të ditur se ushtarët rusë kanë keqtrajtuar një fëmijë 10-vjeçar. Sipas krerëve të protestës së Rahovecit duket se zgjidhje të mesme ska, rusët nuk duhet të hyjnë në qytet./tvklan.al
Gazetar – Mirela Milori