Varrimi i Betino Kraksit – (22 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Hamamed qyteti ku italiani Betino Kraksi jetoi për vite me radhë u bë edhe banesa e tij e fundit. Shumë lule, lotë, respekt dhe dashuri e munguar Italiane për Kraksin në tokën e largët të Tunizisë. Bari i tij i preferuar “La Scala” është mbyllur në shenjë zie. Në korteun e përmotshëm pati shumë miq të ardhur nga Italia, miq tunizian, vajza dhe mbesa e tij. E pyetur se çfarë do të kishtë qenë pengu më i madh për Kraksin, e bija e tij Stefania do të thoshte se ishte kthimi në Milano. Politika Italiane e heshtur ngushellon nga larg vdekjen e Kraksit, trupi i të cilit prehet në Tunizi./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori