Varrimi i dy viktimave të Lushnjes, banorët e Krutjes: Sokrat Shani ishte njeri i mirë


Varrimi i dy viktimave të Lushnjes, banorët e Krutjes: Sokrat Shani ishte njeri i mirë

19:00 16/08/2016

Paraditen e së martës, Sokrat Shani dhe Jonida Çanaku u përcollën për në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore, në fshatin Krutje të Lushnjes, të shumtë ishin familjarët, të afërmit dhe miqtë që e përcollën trupin e pajetë të 65-vjeçarit, për në banesën e fundit.

Pavarësisht krimit të kryer nga Sokrat Shani, bashkëfshatarët e tij gëzojnë një tjetër mendim për autorin e torturimit dhe më pas vrasjes së 27-vjeçares, Jonida Çanaku.

Edhe pse nga njëra anë krimin e biznesmenit në fushën e bujqësisë e dënojnë, paradoksalisht refuzojnë ta besojnë.

Disa kilometra larg shtëpisë së 65-vjeçarit, në Vithkuq të Divjakës, në ceremoninë mortore të Jondia Çanakut ishin vetëm familjarët. As miq apo komshinj të familjarëve të 27-vjeçares, vajzës së vogël në familjen Çanaku, nuk shkuan në varrim.

Tv Klan






Të ngjashme