Varrimi i Mbretit të Jordanisë – (8 Shkurt 1999)


Varrimi i Mbretit të Jordanisë – (8 Shkurt 1999)

21:32 08/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka nisur sot në orët e para të ditës ceremonia funebër e varrimit të mbretit Husein. Rrugën drejt pallatit mbretëror të Ragadamit vend ku personalitetet më të shquara të botës do ti bënin sovranit nderimet e fundit. Arkivoli mbretëror është shoqëruar nga një turmë qindra mijra vetëshe,  cila gjatë gjithë kohës ka hedhur parrullën Allahu është i madh.

Nderimet e fundit të mbretit të vdekur ja ka bërë i pari i biri Abdullahu, tashmë sovrani i ri i Jordanisë. Më pas janë renditur edhe 40 kryetar shtetesh, ndër ta Jelsin, Klinton sëbashku me 4 ish-presidentët të SHBA. Por ajo çka i ka çuditur paksa të gjithë ka qenë edhe prezenca e numrit 1 të Sirisë, Hasadit i njohur për grindjet e vazhdushme me Huseinin. Më pas para arkivolit të tij është përkulur edhe vetë Arafati.

Duket se ky rasta vdekje i ka bërë bashkë të gjithë liderët e rajonit problematic të Lindjes së Mesme. Mbreti është varrosur në varrezat mbretërore. Po sot Abdullahi i biri është betuar para parlamentit si mbreti i ri i Jordanisë./tvklan.al







Të ngjashme