Vasili: PS s’na ka pyetur për kandidatin e Kavajës


Vasili: PS s’na ka pyetur për kandidatin e Kavajës

15:17 31/03/2017 https://youtu.be/q9E_M_VUk10

Petrit Vasili ka përgënjeshtruar kryeministrin Rama, dhe njësoj si Luan Rama një ditë më parë thotë se socialistët e kanë përzgjedhur kandidaturën që do të kërkojë votat e qytetarëve të Kavajës për të drejtuar bashkinë.

Ne deklaratën  e tij si drejtues i LSI,  ministri Vasili lë të kuptohet se arsyeja e vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhje është pikërisht fakti se nga aleati i tyre ka munguar dialogu për përzgjedhjen e kandidaturës.

Vasili: “

Luan Rama foli qart

ë

. PS e ka zgjedhur ashtu kandidatin apo kandidaten vete siç b

ë

ri edhe 2 vjet m

ë

pare kur zgjodhi at

ë

qe iku siç e dini p

ë

r shkak t

ë

problemeve me ligjin e dekriminalizimit…”

Deklaratat që vijnë nga LSI vazhdojnë të krijojnë paqartësi nëse kjo force është për të vazhduar koalicionin pas përfundimit të marrëveshjes apo për tu “divorcuar” nga socialistët.

E nesërmja e të shtunës është shënon 4-vjetorin e arritjes se marrëveshjes mes Ramës dhe Metës për të bashkuar në majtën në koalicion parazgjedhor, marrëveshje që u nënshkrua me bekimin e socialisteve evropianë ne 22 prillin e 2013 në Shkodër. Rama e ka ftuar Meten t’a rinovojnë atë, ndonëse eksponentë të PS thonë se zgjedhjet mund t’i fitojnë edhe vetëm, por nga kreu i LSI nuk ka ende vendim.

Tv Klan






Të ngjashme