Vasili: Vonesa e pranimit të paketës McAllister dëmton vendin, por nuk është kurrë vonë
Pas takimit në Kryesinë e Kuvendit, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se koha e humbur e mospranimit të paketës McAllister është në dëm të vendit dhe duhet të ishte pranuar që në momentin e parë kur u propozua.
Megjithatë, ai theksoi se nuk është kurrë vonë.
Fjala e Petrit Vasilit:
“
Sot të paktën patëm një dialog më të gjerë pasi kishte pjesëmarrje të gjithë partive parlamentare, ishte e dobishme padyshim, pasi u njohëm në mënyrë të detajuar për produktin e ndërmjetësuar në momentin e fundit pas vizitës të Zv.Sekretarit të Shtetit amerikan me paketën e mirënjohur McAllister, kjo ka qenë baza.
Përsa i përket LSI jemi të bindur e të palëkundur që paketa duhet të zbatohet pikë për pikë e duhej pranuar që në momentin e propozimit por s’është kurrë vonë.
Krijon një besim për zgjedhje të lira e të ndershme, paketë kompromisi e pranueshme për të gjithë.
Vlerësimi i momentit, koha e humbur është në dem të vendit.
Ka një datë zgjedhjesh 16 korrik… Tërësisht normale që nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, limit i arsyeshëm kohe në raport me Parlamentin e ri. Një moment optimal që siguron një pikë për pakënaqësitë e opozitës për një zgjidhje optimale.
Paketa ishte e integruar dhe e mbështetur nga partneret amerikanë
”./tvklan.al