Vasillaq Kureta, kuotat në Universitete – (10 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Këshilltarin e Kryeministrit Pandeli Majko, Vasillaq Kureta për kuotat e studentëve në Universitete.
Vasillaq Kureta, Këshilltari i Majkos:- “Ka qenë historikisht një kuot 5% në dispozicion të kryeministrit për ta përdorur për raste të caktuara të cilat në fakt duhet të trajtoheshin student të caktuar, po për shkak të shkeljeve të ligjeve, anomalive të ndryshme studentët ankoheshin dhe nuk kishim si ta zgjidhnim problemin dhe ishte lënë një 5%. Praktika e viteve të fundit trgoi që ishte abuzuar dhe nisur nga ky motiv në kohën e qeverisë Nano vetë kryeministri propozoi që ta hiqte këtë kompetencë me idenë që të mbyllte një rrugë të abuzimeve të ndryshme me të drejtat e studimit të studentëve dhe të linte të lirë konkurimin me studentët. Në rastin e tanishëm u mendua që një e drejtë e tillë duhet të jetë. Por ajo që duhet hequr, duhet hequr abuzimi. Pra praktika abuzive që të mos abuzohet është e drejtë që duhet eliminuar. Nisur nga kjo është menduar që ky rikthim do thoja i të drejtës së Kryeministrit bëhet i kontrolluar, sepse bëhet fjalë për studentët që kanë konkuruar, bëhet fjalë për studentë që kanë konkuruar në degë të caktuar dhe për degët që kanë konkuruar, dhe brenda tyre në rast se ka anomali të shkeljeve, të drejtave, për shkak të burokracisë, raste nga më të ndryshme që sjell jeta”.
Gazetari:- Janë studentë që janë renditur poshtë listës?
Vasillaq Kureta, Këshilltari i Majkos:- “Natyrisht që janë renditur në listë, mund të keni renditur dhe që janë bërë shkelje për shkak të burokracisë, për shkak të abuzimit të tjerëve dhe normalisht ngelen pa të drejtë studimi kur ata normalisht ju takon. Atëhere rivendosja e të drejtës së tyre si mund të behet. Atëherë në këtë rast është kopetenca e Kryeministrit dhe e Ministrit që të rivendosë këtë të drejtë të tyre që është e ligjshme, bëhet fjalë për këto raste”.
Gazetari:- Çfarë kushte të tjera do plotësojnë këto perso, këto 40 vetë që kanë të drejtë?
Vasillaq Kureta, Këshilltari i Majkos:- “Pra të konkurojnë, të jenë në listat fituese afër atyre dhe në degët që kanë konkuruar në asnjë mënyrë në degë të tjera”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame