Vazhdojnë evakuimet nga zonat e përmbytura


Vazhdojnë evakuimet nga zonat e përmbytura

23:17 10/01/2010

Në zonat e përmbytura të Shkodrës vijon evakuimi i banorëve, ndërkohë që situata nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm në krahasim me një ditë më parë.

Vetëm sot janë evakuuar mbi 200 persona. Ndërsa përsa i përket situatës mbi kaskadën e Drinit, KESH njofton se prurjet në të tre hidrocentralet kanë pësuar një rritje të lehtë në raport me vlerat e shënuara gjatë paradites.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka ndjekur nga afër operacionet e evakuimit të banorëve dhe shpërndarjes së ndihmave në komunën Dajç.

Në fshatrat Perat dhe Sukaj, Basha ka garantuar se forcat e ushtrisë do të vijojnë të jenë në gatishmëri të banorëve për forcimin e argjinaturave dhe çdo nevojë tjetër.

Gjatë inspektimit në këto komuna, Ministri Basha është interesuar edhe për furnizimin e banorëve me ushqime.

Ministria e Brendshme ka bërë një bilanc të situatës, të operacioneve të evakuimit e shpërndarjes së ndihmave dhe të ndihmës se ardhur nga vendet partnere.

Sipas informacioneve me te fundit, deri tani rezultojne te permbytura 10 mije e 400 hektare toke, 2489 shtepi si dhe evakuar 4780 persona.

Tv Klan






Të ngjashme